Autori i plagosjes së 60-vjeçares në fshatin Ballagat të Lushnjës është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Autori A. H. pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren është larguar nga vendngjarja.

60-vjeçarja Bajame Seneja mbeti e plagosur, pasi iu bë pritë nga persona që lëvizën me makinë tip “Volswagen”.

Sipas informacioneve, Bajame Seneja është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse ngjarja e rëndë lidhet me vrasjen e dy viteve më parë, ku vëllai i 60-vjeçares vrau kushëririn e tij pas konfliktit për tokat.

Më 29 korrik 2021, vëllai i të plagosurës, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla pas konfliktit për pronësinë e tokave.

Lushnjë/Plagosi me armë zjarri në këmbë 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel