Së fundmi sipas një analize të publikuar nga Greenpeace, numri i fluturimeve me avion privat në Europë vitin e kaluar u rrit me 64% duke shënuar një rekord prej 572,806.

Më shumë se 55% e fluturimeve me avion privat në Europë vitin e kaluar ishin udhëtime të shkurtra nën 750 kilometra duke vënë në dukje se këto ishin udhëtime që mund të ishin kryer me tren ose traget.

Klara Maria Schenk, aktiviste e transportit për fushatën e “Greenpeace Mobility for All” tha se:

“Rritja alarmante e fluturimeve me avion privat është krejtësisht në kundërshtim me të gjithë shkencën e klimës që na ka udhëzuar të ulim menjëherë emetimet e CO2 në mënyrë që të shmangim katastrofën totale”.

Analiza zbuloi se vendet me më shumë fluturime me avion privat në Europë vitin e kaluar ishin Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Destinacionet më të njohura për fluturimet me avion privat në Europë në vitin 2022 ishin qyteti i Rivierës Franceze i Nicës, kryeqyteti francez i Parisit dhe qyteti i dytë më i populluar i Zvicrës, Gjeneva.

Rikujtojmë, se shumë prej të famshmëve po kritikohen për udhëtimet që ata realizojnë me avionë privatë luksoz, duke qenë se janë ndër figurat më të zëshme për sa i përket problemeve të ngrohjes globale apo emetimeve të karbonit.

Biznesmenia miliardere Kylie Jenner është përballur me një lumë kritikash për vendimin e saj për të udhëtuar me avionin e saj privat në një fluturim që zgjati vetëm 17 minuta.

Top Channel