Atentat për hakmarrje? Bashkëfshatari plagos 60-vjeçaren, vëllai i saj vrau kushëririn pas konfliktit për tokat

30/03/2023 17:55

Një 60-vjeçare mbeti e plagosur, pasi iu bë pritë në fshatin Ballagat të Lushnjës.

Sipas informacioneve, Bajame Seneja është plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse ngjarja e rëndë lidhet me konfliktin e dy viteve më parë, ku vëllai i 60-vjeçares vrau kushëririn e tij pas sherrit për pronësinë e tokave.

Më 29 korrik 2021, vëllai i të plagosurës, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla pas konfliktit.

Autori i plagosjes është identifikuar si A.H., ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Vëllai i viktimës, Laert Hasalla tregonte dy vite më parë se sipërfaqja për të cilin ata ishin në konflikt ishte tokë shtetërore.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/7
Kastriot Hasalla

Top Channel