Një shofer 25-vjeçar, që nën efektin e lëndëve narkotike kryente manovra të rrezikshme në rrugë, është vënë në pranga këtë të mërkurë.

Kanë qenë qytetarët që kanë denoncuar shoferin. Pas ndalimit, dhe testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan, ai ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

I riu me inicialet B.K. do të hetohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që është gjobitur me 60 000 lekë dhe i është pezulluar leja për tre muaj.

Njoftimi i policisë:

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.

Top Channel