Kohët e fundit, tregu po përballet me ikje dhe mungesa të profesionistëve, por ne harrojmë një fakt të rëndësishëm siç është pesha që kanë shkollat e mesme profesionale në vend që përgatisin ekspertët e të nesërmes.

E tillë është edhe Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë.

“Kjo është një shkollë me rreth 600 nxënës, dhe ka dy drejtime. I pari është Ekonomi-Biznes dhe më tej nxënësit vazhdojnë të profilizohen në Llogari, Sigurime, Menaxhim Turizmi, Tregti dhe Administrim Zyre. Drejtimi tjetër është Tekstil-Konfeksion.  Dhe këto dy vitet e fundit, për herë të parë është dhënë mundësia që të realizohen programe 2-vjeçare profesionale, pas të mesmes”, shpjegon drejtoresha e shkollës, Anila Nanaj.

Nxënësit tregojnë përvojën e tyre:

Unë jam në vitin e tretë, në profilin Llogari-Kontabilitet. Pas një muaji praktikë në një firmë grosiste në Tiranë, m’u ofrua edhe mundësia e punës part-time, ku unë merrem me kontrollimin e dokumenteve si dhe fletë-hyrjet dhe fletë-daljet bazuar në programin Financa 5. Edhe pse unë studio ekonomik, shkollën e lartë mund ta vazhdoj për Psikologji, që është pasioni im, dhe kështu mund të bëhem punëdhënës i vetes“.

Pas një muaji praktikë unë u punësova në një agjenci marketingu digjital, ku jam e punësuar prej 5 muajsh. Unë të ardhmen time dua ta ndërtoj në vendin tim. Edhe këtu ka plot mundësi“.

Unë vij nga Vora. Edhe motra ime këtu ka studiuar. Unë punoj part time, nga 4 orë në ditë, duke fituar ne këtë moshë të re, 18 vjeçare një pavarësi ekonomike”.

“Unë jam 23 vjeçe dhe ky është viti i parë si mësuese në shkollën ku unë isha dukur nxënëse. Çdo nxënës këtu ka mundësinë që të marrë njohuritë e më pas të hapë biznesin e tij që nga rrobaqepësia deri tek stilimi. Ne po punojmë shumë që t’u tregojmë nxënësve tanë , që mundësitë janë edhe këtu, në Shqipëri“, tregon mësuesja Imelda Muça.

Top Channel