Vrasja e rojës së sigurisë së “Top Channel”/ Nikolla dënon aktin: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja kriminale!

27/03/2023 09:20

“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë  është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese”- kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke dënuar ashpër ngjarjen kriminale të mbrëmjes së djeshme.

Përmes një mesazhi në Twitter, Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjes Kola, duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të vrasjes.

“Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!”, shkruan Nikolla.

Top Channel