Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më.

Ai shtoi se e ka pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që ka pjesët e admirueshme dhe ato të neveritshme.

“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit“.

Pas kësaj deklarate nisën pyetjet për kryeministrin, situatë e cila solli përplasje me gazetaren Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Jetën politike ta mbajë politike. Krimi i organizuar në një farë mënyre po imiton arrogancën e pushtet.

Edi Rama: Ma bëtë pyetjen dhe më keni ndërhyrë tre herë. Nuk mund të bëni pyetjen dhe të merrni përgjigjen që doni. Kjo është jeta e neveritshme mediatike që unë flas. Unë nuk e negocioj dot në atë që është edukata. Pse nuk më lë të flas nuk e kuptoj pse acaron.

Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.

Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas.

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave.

 

 

Top Channel