Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria

27/03/2023 22:50

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë.

Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Sylvinho në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë.

Shqipëria doli duarbosh në një ndeshje ku mund të merrte pikë për atë që lojtarët kuqezi dhanë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku nuk munguan rastet për gol.

Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor, ndaj Moldavinë dhe Ishujve Faroe. Në anën tjetër, polakët marrin tri pikët e para në grupin E dhe pozicionohen të dytët pas dy ndeshjesh. Çekia u ndal në një barazim 0-0 në Moldavi.

Eliminatoret e Euro 2024/ Grupi E

POLONI-SHQIPËRI 1-0 (Swiderski 41′)

Kronika e ndeshjes:

88′ Rasti më i mirë për Shqipërinë. Zbritje e bukur e kuqezinjve. Seferi gjen Uzunin, i cili nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë!

84′ Tenton Polonia me anë të Lewandowskit, topi përfundon jashtë.

79′ Vertikalizim i bukur për Seferin, i cili kthen topin në zonë. Pa rrezik për mbrojtjen vendase.

Top Channel