Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë mëngjes në zonën e Lundrës në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se persona të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit D. Balla. Nga plumbat ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia njofton se shenjat e plumbit janë konstatuar në fasadën e katit të tretë të banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi.

Top Channel