Sherri për pronat çon në përdorimin e kallashnikovit, arrestohet 49-vjeçari në Dibër

24/03/2023 13:56

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Dibër dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrenjt. 49-vjeçari gjatë sherrit me bashkëfshatarin, 25-vjeçarin me inicialet M.F. ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar në ajër.

Shkak dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë.

Policia që ka mbërritur në vendngjarje ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga 49-vjeçarin.

Top Channel