Vendimi i KAS për rrëzimin e ankimimit për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt, reagon Berisha: Është vetëm një urdhër

23/03/2023 15:56

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS për rrëzimin e ankimimit të tij që të pezullohej regjistrimi i PD-së së Alibeajt në zgjedhje.

Ai tha se KAS ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama. Njëkohësisht shtoi se Rama ka kontroll në të gjithë administratën shtetërore.

“Është vetëm një urdhër. Edi Rama sot është njeriu despot që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë moral, që kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate të këtij shteti, kontrollon drejtësinë në mënyrë të tmerrshme. Ju e shihni tani. Skap merret me Arben Ahmetajn, i cili e meriton 100 %, por nuk thërret Edi Ramën, njeriun më kryesorë. Nuk thërret Erion Veliajn, i cili vjedh ditën e natën qytetarët e Tiranës”, u shpreh Berisha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot me shumicë votash kërkesën ankimore të përgatitur nga Rithemelimi për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Top Channel