Sulmet Kibernetike/ Ambasada amerikane: Ekipi i operatorëve kibernetikë përfundon operacionin e mbrojtjes në Shqipëri

23/03/2023 16:09
Relations between two countries. USA and Albania.

Ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar përfundimin e misionit për ekipin e operatorëve kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF), të cilët përfunduan operacionin në vendin tonë.

Ambasada bën me dije se ekipi do të rikthehet me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse.

Njoftimi i Ambasadës amerikane:

Pas një sulmi kibernetik madhor ndaj Shqipërisë në 2022, një ekip operatorësh kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF) përfunduan së fundmi operacionin e tyre të parë të mbrojtjes kibernetike atje, duke u rikthyer me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse.

Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF) vendosi një ekip Hunt Forëard, me ftesë të vendit partner, për të kryer aktivitete të mbrojtjes së rrjetit përkrah Shqipërisë për të identifikuar, monitoruar dhe analizuar taktikat, teknikat dhe procedurat armiqësore.

Operacionet Hunt Forëard janë misione mbrojtëse që u lejojnë vendeve të kuptojnë më mirë kërcënimet e përbashkëta dhe të rrisin sigurinë e rrjeteve kritike nga të cilat varen SHBA, aleatët dhe partnerët.

Top Channel