Të rinj të veshur sport, me makina modeste dhe pa asnjë bujë 24 persona  mes tyre 2 vajza prej shumë kohësh  shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz.

Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti policia arriti të provojë se shpërndarësit  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

24 shpërndarësit ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia. Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport publik ndërsa për drogra të ndryshme përdornin kode. Kur flisnin për kokainën ata I referoheshin si pluhuri I zanave.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  më shumë se 2 kilogramë  kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash dhe 29  aparate celulare.

Pas arrestimit të shpërndarësve policia është orientuar drejt identifikimit të furnizuesve të tyre. Pritet zbërthimi i celularëve të të arrestuarve për të shkuar në emra konkret por paraprakisht ka dyshime se ata janë nga Fushkruja.

Top Channel