Video/ Tërmeti shkatërrues në Turqi, nxirret nga rrënojat 65-vjeçari turk nga forcat izraelite

09/02/2023 14:26

Shpresa për gjetjen e trupave të gjallë nën rrënojat e pallateve në Turqi vijon të jetë e madhe.

Një 65-vjeçar në Turqi është shpëtuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite nga rrënojat në rajonin e goditur nga tërmeti në Kahramanmaras, Turqi.

Siç shihet edhe në videon në vendin e ngjarjes, poshtë rrënojave ka ende trupa të gjallë dhe po punohet pa pushim për nxjerrjen e tyre.

Kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë dhe shkalla e vështirësisë për të gjetur trupa të gjallë rritet dita-ditës, pasi po kalojnë shumë orë nën rrënoja.

Top Channel