Vritet me armë zjarri nga miku i tij ish-futbollisti i kombëtares austriake

08/02/2023 21:36

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e futbollit, ndërsa mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri në rrugën Vjenë-Simmering, Kicker Volkan Kahraman.

Nga mediet austriake bëhet me dije se 43-vjeçari është vrarë nga një person të cilin e ka pasur mik të ngushtë dhe ortak biznesi, por më tej nga raportimet mësohet se autori ka pasur xhelozi për viktimën, dhe historia mes tyre pati një fund makabër.

I pranishëm në vendngjarje raportohet të kenë qenë edhe ish-lojtari i Rapid Veli Kavlak.

Kahraman e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Wiener Austria. Përveç fanellës së vjenezëve, ai ka luajtur edhe për Trabzonspor, LASK, Austri Salzburg dhe Vjenë. Kohën më të suksesshme e pati te Excelsior Rotterdam. Për holandezët ai shënoi shtatë gola dhe dha njëmbëdhjetë asistime në 58 ndeshje.

Top Channel