Tërmeti me qindra viktima në Turqi, Begaj: Qëndrojmë pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre

06/02/2023 09:08

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për tërmetin me qindra viktima në Turqi.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit të shkatërrimtar në Turqi

Në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shkruan: Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!

Top Channel