Mbi 800 viktima nga tërmeti në Siri/ Apeli i ekipeve të kërkimit: Na ndihmoni të shpëtojmë njerëzit tanë

06/02/2023 17:23

Dhjetëra njerëz janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Siri, teksa ekipet e shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar.

Ekipet e shpëtimit që po punojnë në terren nuk janë mjaftueshëm për të kërkuar në çdo ndërtesë.

Ismail Alabdallah, pjesë e skuadrave të shpëtimit apelon për ndihmë. Për BBC-në, ai bën thirrje për sensibilizim nga gjithë bota:

“Shumë ndërtesa në disa qytete dhe fshatra në veriperëndim të Sirisë janë shkatërruar nga tërmeti. Ekipet tona janë përgjigjur menjëherë, por shumë familje janë ende nën rrënojat e ndërtesave të prishura.

Grupet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit me të gjitha mundësitë që kanë, por është e vështirë. Duam ndihmë nga ndërkombëtarët, të bëjnë diçka për ne. Duam ndihmë nga çdokush për të shpëtuar njerëzit tanë”.

Deri më tani, 800 viktima janë konfirmuar në Siri, ndërsa në Turqinë fqinje janë mbi 1500 të vdekur.

Top Channel