Shembja e mbikalimit në lagjen “Bahçallëk” në hyrje të qytetit të Shkodrës, fatmirësisht ka shpëtuar pa ndonjë tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00, në kulmin e lëvizjeve por për fatin e mirë, në atë moment nuk ka pasur as banorë të lagjes dhe as automjete.

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga shembja e një pjese të mbikalimit, të inauguruar vetëm pak muaj më parë.

Dyshimet janë se ura për kalimin e këmbësorëëve, është goditur nga një vinç që po transportohej nga një rimorkiator.

Shoferi, duket se nuk ka llogaritur lartësine e vinçit, dhe në momentin që ka kaluar, e ka goditur mbikalimin. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa i ka shkëputur bazamentin anesor të objektit të infrastrukturës rrugore, dhe sapo automjeti ka kaluar, ai është shembur duke rënë në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Qarkullimi në hyrje të Shkodres u bllokua për disa minuta, por më pas automjetet u devijuan në një aks dytësor duke filluar normalisht lëvizja.

Policia mori në pyetje shoferin e rimorkios ndërsa do të merren edhe masa administrative ndaj tij. Kjo pakujdesi mund të shkaktonte pasoja të rënda.

 

 

Top Channel