Një makinë është përplasur me trafik ndarësen dhe ka shpërthyer në flakë në Elbasan rreth orës pesë të mëngjesit.

Mjeti digjet plotësisht në Unazën jugore të qytetit. Drejtuesi braktisi mjetin pasi përfshihet nga flakët. Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Elbasan/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në unazën e qytetit, shtetasi J. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja, automjeti i shtetasit J. T., ka marrë flakë dhe ka shkaktuar si pasojë, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel