Mat/ Porositën online 350 €‎ veshje dhe nuk paguan kur morën pakon, shoqërohen në polici dy 16-vjeçarë

03/02/2023 13:40

Dy 16-vjeçarë u shoqëruan në ambientet e policisë pasi vodhën një biznes online.

Adoleshentët porositën online veshje me vlerë 350 euro dhe në momentin që korrieri ua dorëzoi, u larguan duke mos paguar.

Për shkak të moshës, E. K. dhe L. S.,  do të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Korrieri i subjektit postar privat ku u bë porosia njoftoi policinë se 2 adoleshentët i kishin marrë pakon dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në njoftim policia bën të ditur se në Bulqizë gjatë natës në aksin rrugor “Bulqizë-Peshkopi”, drejtuesi i autmojetit A. D., ka humbur kontrollin dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, ka mbetur i dëmtuar shoferi dhe pasagjeri L.D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Mat/ Porositën online, veshje me vlerë 350 euro dhe në momentin që korrieri ua dorëzoi, u larguan me vrap për të mos kryer pagesën, identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, dy 16-vjeçarë. Të dy këta shtetas, për shkak të moshës, do të procedohen në gjendje të lirë. Sekuestrohet pakoja me veshje. Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një shtetas (korrier i një subjekti postar privat), se 2 adoleshentë i kishin marrë një pako të porositur prej tyre online dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtyre shtetasve. Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, shtetasit E. K. dhe L. S., të dy të moshës 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Për shkak të moshës, ndaj këtyre 2 shtetasve filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. — -Bulqizë/Informacion paraprak-Gjatë natës, në aksin rrugor “Bulqizë-Peshkopi”, shtetasi A. D., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel