Gjirokastër/ 56-vjeçari bie nga karroceria që tërhiqej nga kamionçina dhe plagoset, arrestohet shoferi

03/02/2023 14:12

Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mesditë, pasi është rrëzuar nga korroceria e një kamionçine.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”.

Pasi shtetasi me iniciale H.L. ka rënë, shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja.

38-vjeçari është kapur më vonë nga policia, ndërsa 56-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel