Nafta do të shitet tre lekë më litër nga kjo e enjte pasdite, sipas vendimit të Bordit të Transparencës.

Një litër naftë do të kushtojë 197 lekë. Një ulje prej vetëm 1 lekësh ka pësuar dhe benzina, që kjo kjo pasdite do të tregtohet në pikat e karburantit për jo më shumë se 189 lekë/litri.

Çmimi i shitjes gazit mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të jetë 69 lekë/litri.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Top Channel