Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino dhuruan emocione me një vals nën ritmet me këngës “Më fal” të Elvana Gjatës.

Me valsin romantik, blogerja arriti të merrte vetëm 38 pikë nga 50 në total.

Për disa prej anëtarëve të jurisë, ajo nuk përcolli emocionin e pritur, duke marrë parasysh rritjen nga java në javë.

Kledi Kadiu: Nuk duhet ta thuash nuk e kam nuk e kam, të gjithë e kemi, duhet ta heqësh, është një fiksim. Duhet ta bindësh veten tënde.

Elvana Gjata: Patjetër që më pëlqeu, unë do gjykoj në ndjesi se në aspektin teknik këtu më mirë se të gjithë ne e bën Kledi. Çfarë unë vlerësoj shumë tek Sara është se nuk vjen nga bota e spektaklit, mendoj që ambicia jote të ka bërë që të përmirësohesh nga java në javë dhe ndoshta një ditë historia të vijë që të thuhet Ledri i Sarës. Ti do që të jesh gjithmonë perfekte, shijoje se do të jetë një kujtim shumë i bukur në jetën tënde.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eliminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel