Në natën e dhjetë të Dancing With The Stars Elhaida Dani erdhi më lozonjare se kurrë.

Ata performuan një quickstep me këngën e “Mos u ngut” të Elvana Gjatës.

Valbona Selimllari: Më duket se figura ngadalësoi, dhe ishte i vetmi defekt në kërcim. Ti ishe në ajër, pupël, por në një moment tu rëndua.

Elhaida dhe partnerini saj arritën të rrëmbenin 44 pikë nga juria.

Këtë të premte shtatë konkurrentët do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja do të vlerësojë konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eliminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

Top Channel