Papa Françesku shpërtheu në lot, teksa mbante një lutje për paqen në Ukrainë gjatë një ceremonie në Piazza Spagna në Romë.

Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.

Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

 “Sot do të kisha dashur t’ju sjell falënderimet e popullit ukrainas (për paqen)”, tha ai përpara se të pushtohej nga emocionet dhe ti duhej të ndalonte.

“Përkundrazi, edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë.”

Që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në shkurt, ati i shenjtë e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha lutjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.

Të mërkurën, ai e krahasoi luftën në Ukrainë me një operacion nazist që vrau rreth dy milionë njerëz, kryesisht hebrenj, në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel