Harry dhe Meghan marrin çmimin “Ripple of Hope”: Një valë shprese mund të kthehet në një valë ndryshimi

07/12/2022 16:47

“Ne e dimë se një valë shprese mund të kthehet në një valë ndryshimi”, kanë thënë Duka dhe Dukesha e Sussex-it, pasi fituan një çmim për angazhimin në drejtësinë racore dhe shëndetin mendor.

Princi Harry dhe Meghan morën çmimin “Ripple of Hope”, Vala e Shpresës, nga organizata Robert F Kennedy Human Rights (RFKHR) në një mbrëmje gala në Nju Jork.

RFKHR është një organizatë mbrojtëse e të drejtave të njeriut që fokusohet në çështje si burgosjet masive, drejtësia racore dhe dhuna me bazë gjinore, duke nderuar ata që kanë demonstruar një angazhim të palëkundur ndaj ndryshimeve shoqërore dhe kanë punuar për të mbrojtur dhe avancuar barazinë, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë ceremonisë, Harry dhe Meghan njoftuan një bashkëpunim të ri midis Fondacionit të tyre Archewell dhe RFKHR – Çmimin e Fondacionit Archewell për Barazinë Gjinore në Filmin Studentor.

“Shpresa jonë me këtë çmim është të frymëzojmë një brez të ri lidershipi në art, ku talentet e ndryshme të reja kanë një platformë për t’u dëgjuar zërat e tyre dhe për të treguar historitë e tyre”, tha çifti.

Duke folur në skenë me Kerry Kennedy, presidenten e RFKHR, Harry tha me shaka: “Do të jem i sinqertë me ty, thjesht mendova se po shkonim në një natë takimi, kështu që m’u duk shumë e çuditshme që po ndajmë dhomën me 1500 njerëz. Por është mirë të ndaj natën me të gjithë ju, ndaj faleminderit që erdhët.”

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky dhe shefi ekzekutiv i Bankës së Amerikës, Brian Moynihan morën gjithashtu.

“Për Meghan që të dalë atje në televizionin kombëtar dhe të normalizojë diskutimin e shëndetit mendor, në këtë pikë, është tepër e rëndësishme dhe shumë e guximshme”, tha Kennedy.

Meghan dhe Harry kanë diskutuar prej kohësh problemet e tyre për shëndetin mendor. Duke folur në një intervistë televizive me Oprah Winfrey në vitin 2021, Meghan tha se e kishte jetën brenda familjes mbretërore aq të vështirë sa ndonjëherë nuk donte të ishte më gjallë.

Top Channel