Një video e re po qarkullon në rrjet që tregon momentin e goditjes me grusht të ish-kryeministrit Sali Berisha nga 31-vjeçari Gert Shehu.

Pak sekonda para se të godiste me grusht, ai po mbahej për krahu nga një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Agresori duket gati për ta goditur Berishën, ndërsa mban dorën e majtë ngritur dhe futet shpejt mes turmës.

Pasi qëlloi ish kryeministrin ai u shoqërua nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.

 Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke?  Kush të ka fut ty me ardh këtu ?

Dhunuesi: Përbetimi që kam bo…

Po leje, ato besimet, thuj kush të  ka fut ?

Pas ngjarjes së rëndë, ku 31-vjeçari goditi me grusht Berishën, policia ka sqaruar se autori ka precedentë të mëparshëm kriminalë, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Top Channel