Primaret për Tiranën, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

05/12/2022 07:42

Pas numërimit të votave në të gjitha njesitë e Tiranës, rezulton që edhe kryeqyteti shkon në balotazh, sa i përket Primareve.

Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh.

Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota.

I treti më i votuar është Gert Bogdani i cili ka 1819 vota.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

Top Channel