Kafsha më e vjetër tokësore në botë, feston ditëlindjen/ Zbuloni sa vjeç mbush breshka Jonathan

03/12/2022 12:07

Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë, breshkës gjigante të Seychelles të quajtur Jonathan, i cili po mbush 190 vjeç.

Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku breshka ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, është hapur për tre ditë për vizitorët që dëshirojnë të festojnë.

Nuk ka asnjë të dhënë të vërtetë për lindjen e tij, por Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.

Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles në 1882 si dhuratë për William Grey-Wilson, i cili më vonë u bë guvernator, ndërsa thuhet se Jonathan në fakt mund të jetë 200 vjeç.

Sipas rekordeve botërore të Guinness , Jonathan është gjithashtu më i moshuari keloninan ndonjëherë, një kategori që përfshin të gjitha breshkat.

Keloniani i mëparshëm më i vjetër ishte Tu’i Malila, një breshkë që jetoi të paktën 188 vite.

Kafsha e moshuar jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigante. Ajo nuk shikon dhe nuk nuhat por dëgjon shumë mirë.

Top Channel