“Ti kurrë nuk ike…”/ Çfarë postonte në rrjetet sociale 25-vjeçari shqiptar që vrau bashkëjetuesen në Greqi (Fotot)

03/12/2022 19:34

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Fotot e autorit, i cili u dorëzua në polici pas vrasjes, janë bërë publike.

Profili i tij në rrjete sociale është i mbushur me këngë dhe postime të trishta.

“Ti kurrë nuk je jashtë mendjes sime, çdo gjë e imja të përket ty. Ti kurrë nuk ike, tek unë ke ekzistuar. Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti”, shkruhet në një prej postimeve të tij në Facebook.

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel