Foto ilustruese

Albert Brahimaj është lënë i lirë pas arrestimit për kultivimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria vendosi ta lërë të lirë autorin, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur pranimin e kërkesës për prishjen e urdhrit të arrestimit dhe rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit penal kundër vendimit.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, pas dënimit nga Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë me 2 vjet burgim, nga të cilat i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë.

Njoftimi policisë:

DVP Vlorë

Në vijim të njoftimit për ndalimin e shtetasit në kërkim Albert Brahimaj, për të cilin u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e kishte dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, nga të cilat i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ju bëjmë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë, të datës 01.12.2022, për lënien në gjëndje të lirë të shtetasit Albert Brahimaj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur pranimin e kërkesës për prishjen e urdhrit të ekzekutimit dhe rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit penal kundër vendimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel