Foto ilustruese

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në zonën e Lungomares këtë pasdite.

Si pasojë e shpërthimit, është përfshirë nga flakët ballkoni i banesës së shtetases me iniciale D.B. Nga flakët ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës. Shpesh, bombolat e gazit për përdorim vetjak kthehen në sende të rrezikshme për jetën pasi nuk mbushen në pikat e autorizuara ose nuk kontrollohen dhe sigurohen si duhet.

Top Channel