Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja do të përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën.

Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite.

Trajneri Hansi Flick u ka besuar të 11 futbollistëve që barazuan 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e kaluar, teksa Gjermania është e “dënuar” të marrë fitoren ndaj kostarikanëve mbrëmjen e sotme.

KOSTA RIKA-GJERMANI 2-2  (Tejeda 59′, Vargas 70’/ Gnabry 10′, Havertz 73′, Havertz 85′, Fullkrug 89′)

89′ Gooooooooooooool! Gjermania realizon golin e katërt me anë të Niclas Fullkrug.

85′ Gooooooooool! Goli i dytë i Kai Havertz, Gjermania në avantazh!

76′ Gjermania pranë avantazhit, por Niclas Fullkrug dështon përballë super Keylor Navas

73′ Barazon Gjermania shumë shpejt me anë të Kai Havertz. 

70′ Gooooool! Kosta Rika në avantazh!

67′ Shtylla e tretë në pak minuta për Gjermaninë!!!! Sërish i pafat Jamal Musiala.

63′ Tjetër shtyllë e Gjermanisë, i pafat Toni Rudiger.

61′ Gjermania pranë rikthimit në avantazh, Jamal Musiala ndalet nga shtylla.

59′ Goooooooool! Barazon Kosta Rika me anë të Yeltsin Tejeda.

45′ Provon edhe Leroy Sane për skuadrën e Hansi Flick, “predha” e sulmuesit përfundon jashtë.

42′ Gafë e mbrojtjes gjermane, Keysher Fuller Spence del i lirë përballë Manuel Neuer, grushton portieri i Gjermanisë.

40′ Gjermania vazhdon të kërkojë golin e dytë, por kthesa e Gnabry përfundon ngjitur me shtyllën.

36′ Mundësi e mirë për Jamal Musialën, talenti bavarez “vallëzon” mes mbrojtjes kundërshtare, nuk vjen goli i dytë për “Pancerat”.

10′ Gooooooooool! Gjermania në avantazh. Krosim i David Raum nga e majta, finalizim me kokë i Serge Gnabry. 

Ndërkohë në sfidën tjetër, Luis Enrique ka bërë disa ndryshime, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Alvaro Moratën, i cili shënoi ndaj Gjermanisë dhe ulur në stol Ferran Torres, pavarësisht relatave speciale që ka me të.

 

JAPONI-SPANJË 2-1 (Ritsu Doan 48′, Ao Tanaka 53’/ Morata 12′)

51′ Gooooooool! Përmbysje e çmendur e Japonisë!

48′ Goooooooool! Ristu Doan, sulmuesi i Freiburgut në Bundesliga,  barazon rezultatin. 

35′ Unai Simon e tepron me mbajtjen e topit dhe rrezikon autogolin.

12′ Goooooooool! Alvaro Morata kalon Spanjën në avantazh me një goditje të bukur me kokë.

Top Channel