Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në fshatin Drithas të Maliqit.

Mësohet se një mjet ka përplasur një 58-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe goditja ka qenë fatale, duke ndërruar jetë menjëherë. Viktima është identifikuar si Roland Shahinasi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel