Pas tërmetit nisi emigrimi/ Thumana u rindërtua por në pallatet e reja nuk ka banorë për të jetuar

26/11/2022 09:11

26 nëntori i vitit 2019 ishte tragjik për Shqipërinë. Familje u shuan, jetë të prera në mes.

51 viktima, qindra u plagosën, e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë. Shtëpi, shkolla, spitale të shembura. 3 vite më pas, të kthehesh në Thumanë një nga zonat më të prekura nga tërmeti, sheh të njëjtën dhimbje te banorët, të cilët e quajnë veten me fat që i mbijetuan rrënojave.

Kullës së kujtesës të vendosur në qendër të fshatit me copëza momentesh tmerri të fotografuar, banorët e Thumanës nuk  preferojnë t’i afrohen.

Me punimet që vazhdojnë, frika e përsëritjes së lëkundjeve bashkëjeton me ta.

Por përveç plagëve të hapura që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit, goditja e radhës që ka marr Thumana është emigrimi.

Thumana të krijon ndjesinë e braktisjes.

Në pallatet e rindërtuara gjen pak njerëz, edhe ata që kanë hyrë në shtëpitë e reja kryesisht janë të moshuar të mbetur vetëm.

Nënë Liza me 3 fëmijët jashtë kufijve dhe bashkëshortin e ndarë nga jeta, ankohet mënyrën si janë ndarë shtëpitë në fshat dhe cilësinë e punimeve.

Po vuaj edhe sot 3 vite pas tërmetit. 3 kurore, 3 djem ju kanë dhënë këtë shtëpi. Kjo nuk është shtëpi është dyqan!!

Top Channel