Elon Musk u bë një ditë më parë pronari i Twitterit, pasi e përfundoi më në fund blerjen e kompanisë përmes një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh.

Tani, zogu është i lirë”, shkroi ai duke iu referuar logos së famshme të kompanisë, por edhe dëshirës që njeriu më i pasur i botës e ka shfaqur prej kohësh për më pak kufizime lidhur me përmbajtjet që postohen në këtë platformë sociale.

Me t’u kryer blerja, Musk nisi menjëherë pushimet nga puna, duke larguar më së pari me personat në postet drejtuese, përfshirë edhe shefin e Twitter-it, Parag Agrawal. Me përmbylljen e marrëveshjes merr fund edhe saga gjyqësore, pasi Twitter e kishte paraqitur çështjen në gjykatë me qëllimin ta detyronte miliarderin që t’i përmbahej marrëveshjes së blerjes së kompanisë. Musk ka qenë kritik i politikave të Twitter-it dhe lajmi se ai ka blerë këtë platformë të rrjeteve sociale është pritur me ndjenja të përziera nga përdoruesit dhe punonjësit.

Ai është shprehur për çdo rast se nuk dëshiron që kjo platformë të bëhet vend për përhapjen e urrejtjes dhe pikëpamjeve përçarëse. Synimi që ka si fillim është të ndryshojë algoritmet që përcaktojnë se si u paraqitet përmbajtja përdoruesve.

“Nuk do ta blej kompaninë për të fituar para, por për të ndihmuar njerëzimin, të cilin e dua“, u shpreh ai. Në zyrat e Twitter-it, ai hyri duke mbajtur në duar në lavaman ku shkruhej: “reflektoni për atë që sapo ndodhi”!

Në 8 korrik, Musku u tërhoq një herë nga marrëveshja duke thënë se Twitter e kishte mashtruar atë duke i ofruar informacione të gabuara. Por, vetëm katër ditë më vonë, kompania e paditi duke kërkuar nga gjykata që të detyronte miliarderin t`i shkonte blerjes deri në fund.

Top Channel