“Kriset” aksi franko-gjerman? Tensione të ashpra mes Parisit e Berlinit: Kurrë si tani!

26/10/2022 13:05

Aksi franko-gjerman, i rivitalizuar me kujdes nga ish kancelarja Angela Merkel dhe ish presidenti francez Francois Holande, në kohën kur BE-ja përballej me fluksin e paprecedentë të emigrantëve, po lëkundet fort sot pikërisht në kohën kur bllokun përballet me një tjetër moment kritik.

Tensionet mes dy vendeve janë ashpërsuar, dhe kriza konsiderohet më serioze se zakonisht, duke hedhur hije dyshimi mbi vetë aftësinë e Bashkimit Europian për të reaguar si një trup i vetëm në këto kohë të vështira.

Shkak për shqetësime është bërë njoftimi i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhshëm, çka u interpretua menjëherë si dëshmi e faktit që krisja në marrëdhëniet dy palëshe, është e madhe. Aleanca mes Gjermanisë dhe Francës është konsideruar shpesh “motori” i Bashkimit Europian, problemet mes tyre pengojnë aftësinë e bllokut për të vepruar.

Sipas Stefan Seidendorf, zëvendësdrejtor i institutit franko gjerman DFI, ndonëse në përgjithësimi, takimi ministerial franko-gjerman nuk sjell rezultate shumë konkrete, ai sërish është konsideruar jetik për funksionimin e BE-së, dhe nuk është anuluar kurrë që prej mbajtjes për herë të parë në vitin 1963. Seidendorf shpjegon se në Europë, gjërat nuk funksionojnë si në Amerikë kur flitet për politikën e jashtme.

“Ndërkohë, asnjë vend europian nuk është aq i madh sa të garantojë i vetëm stabilitetin politik, prandaj nevojitet konsensusi bazë midis Francës dhe Gjermanisë, blloku me dy ekonomitë më të mëdha të Europës, i cili përfaqëson po ashtu edhe dy këndvështrimet më divergjente. Vendet e tjera e mbështesin këtë kompromis,” shprehet analisti.

Gjasat megjithatë, tregojnë se si Gjermania ashtu edhe Franca duket se duan të ndjekin rrugë të veçanta. Berlini aprovoi së fundmi një paketë ndihme prej 200 miliardë dollarësh për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në vendin e vet, dhe nuk e informoi më parë Francën për një gjë të tillë, ndërkohë që konsiderohet se një shumë e tillë parash mund të ndryshojë tregun.

Top Channel