11 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Universitetit të Luizianës në SHBA.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi vëllazërie pranë kampusit të universitetit, i cili është në mes të festimeve të kthimit në shtëpi. Deri tani janë arrestuar dy persona, sipas policisë së Baton Rouge.

Autoritetet fillimisht thanë se nëntë persona u plagosën të premten herët në festën e mbajtur jashtë kampusit. Në një konferencë shtypi të premten vonë, zëvendës shefi Myron Daniels konfirmoi se edhe dy të tjerë ishin plagosur, raportoi The Advocate.

Policia tha se 11 persona kanë lëndime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy burrat e arrestuar u identifikuan si Daryl Stansberry, 28 vjeç dhe Miles Moss, 24 vjeç, dhe secili përballet me 11 akuza.

Ata po mbahen në burgun East Baton Rouge. Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave, por Daniels tha se hetuesit besojnë se ishte një incident.

Një zëdhënës i policisë tha se ngjarja ka ardhur si rezultat i një incidenti që ka ndodhur gjatw festës vjetore, të organizuar nga vëllazëria Kappa Alpha Psi, dhe jo si rezultat i një konflikti të mëparshëm.

Nuk është hera e parë që një festë e “Kappa Luau” të përfundojë në përdorim të armëve. Në vitin 2018, basketbollisti i LSU, Ëayde Sims, u qëllua për vdekje gjatë një sherri në një festë jashtë kampusit.

Universiteti Southern lëshoi një deklaratë disa orë pas të shtënave të së premtes, duke theksuar se festa nuk ishte një festë e organizuar nga shkolla dhe se të shtënat nuk ndodhën në mjediset e universitetit.

Policia e Universitetit Southern tha se oficerët do të forconin sigurinë në ngjarjet e mbetura të kthimit në shtëpi që përfshinin lojën e futbollit të kthimit në shtëpi të së shtunës kundër Virginia – Lynchburg.

Top Channel