Mëngjesin e kësaj të premte në rugën “Bakishe visha”në Fushëkrujë, banorët e zonës konstatuan të hedhur në kanal trupin e pajetë të 34 vjeccarit Indrit Ndoj.

Trupi i pajetë ishte shumë pranë banesës së prindërve të të riut. Banorët njoftuan policinë, e cila pas kqyrjes në vendin e ngjarjes konstatoi se i riu kishte një plumb në këmbë që dyshohet se i ka marrë jetën.

Për policinë është e paqartë koha dhe vendi kur ka ndodhur krimi pasi në vendngjarje nuk kishte gëzhoja dhe sasia e gjakut të gjetur nuk justifikonte humbjen e jetës. Në vendndgjarje nuk u gjet as biçikleta me të cilën i riu lëvizte zakonisht. Nga kqyrja paraprake ka dyshime se i riu është qëlluar nga afar çka nënkupton se autori është një i njohur i tij.

Dyshohet se i riu është qëlluar në rrethana të paqarta në një vend tjetër e më pas është sjellë pranë shtëpisë së prindërve ku është braktisur në rrugë ku ka ndërruar dhe jetë.

Policia ka pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen banorë të zonës të cilët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Po ashtu dhe babai i të ndjerit nuk e ka vërejtur mungesën e të birit mbrëmjen e shkuar, pasi sipas tij fikja e telefonit, ndrrimi i numrave apo zhdukja për dy tre ditë ishte e zakonshme.

Indrit ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu  në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qënieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

Top Channel