“Shiksi maskohet si sindikalist”/ Rama dhe Veliaj: Lëvizja ka qëllime politike dhe mbështetet nga foltorja

20/10/2022 05:00

Për protestën e njoftuar nga pedagogët, kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj thanë se mes profesorëve ka persona që kanë qenë pjesë e shërbimit informativ të vitit të errët 1997.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte! Këto historitë e tipit: ‘Jemi të pavarur, s’jemi me asnjë parti’, kur në fakt ke qenë deputet i PD dhe ish drejtor i SHIK-ut të Gazidedes, janë me u tall keq me inteligjencën e miletit. Megjithatë, çdo SHIK-s i Gazidedes ka të drejtë të protestojë, jetojmë në një vend demokratik. Kush jemi ne të themi që ti s’ke të drejtë të protestosh? Çdo profesor, ish-deputet i “Foltores”, i gjumit, i mëngjezores, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë se janë njerëz, në demokraci biem dakord që të mos biem dakord, është më se normale. Por pyetja është: A është seriozisht ky momenti për këtë?”- tha Veliaj.

Ndërsa më herët nga Gjirokastra kryeministri Rama tha se kjo protestë ka qëllimi të pastra politike.

“Bashkia e Gjirokstrës është shembull për të marrë fonde nga donatorët. Do të lë amanet pedagogët e foltores në Univeristetin e Gjiokastërs, nuk keni shumë por aq sa keni sa për të mos ju marrë mësysh. Merri thuaji mos dilni të bëni selfie po hajdeni t’ju mësoj si të bëjmë fonde me projekte e rrogën ta përdorin për shpenzime të vogla.”– tha RAMA.

Ndërsa nga takimi i një dite më parë me rektorët e universiteteve kryeministri hodhi idenë e një venttingu financiar ndaj pedagogëve të dy-punësuar por që nuk deklarojnë të ardhurat e plota.

Top Channel