Nitin Mishra, 31-vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA.

Takimi u vendos që të kryhej në tetor, dhe ndaj indiani Nitin Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar.

Për 31-vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione të bollshme, deri edhe tek shenja dalluese e trafikantit, ajo e një tatuazhi në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.

I  riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019  duke operuar nga qyteza e lindjes në Indi e duke  menaxhuar disa shpërndarës në SHBA.

DEA bëhet me dije se ra në gjurmët e Mishra që e identifikoi si koordinator të dërgesave me porositë për barna analoge të fentanylit pa recetë mjeku dhe drogë e për këtë nisi një operacion të kontrolluar undercover  me një hetues që iu prezantua  si trafikant.

Gjatë këtij operacioni në SHBA u bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera.

Hetimi i deritanishëm ka konfirmuar se njëri nga bashkëpunëtorët e dyshuar të indianit dërgoi nga Vermonti 73 mijë dollarë në llogari të Mishra, i cili ndërkohë po planifikonte të ngrinte një rrjet të tillë shpërndarjeje edhe në Kaliforni

Nga ana tjetër një agjent i infiltruar  i DEA-s i dërgoi indianit dy transferta, njëra në llogarinë bankare dhe tjetra në bitcoin.

Hetuesi i DEA-s zbuloi gjatë këtij operacioni se pagesat në biotcoin në një llogari në Binance u regjistruan me emrin e Nitin Mishra dhe në kohën që kjo llogari u hap, i dyshuari u ekspozua duke paraqitur një kartë identiteti dhe një fotografi.

Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se më tej  i dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi  të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës, si vendi ku do kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar.

Nitin Mishra u la nën arrest me burg nga gjyqtari Ardit Mustafaj, derisa të ekstradohet e tju dorëzohet amerikanëve.

Top Channel