Modelja ‘tërbohet’ kur e caktojnë të ulet mes dy personave obezë në avion (fotot)

15/10/2022 15:25

Një pasagjere e zemëruar e linjave ‘American Airlines’ ka shfryrë tërbimin e saj në rrjetet sociale pasi e kishin “ngulur’ siç thotë ajo, në sediljen mes dy personave obezë gjatë një fluturimi.

Gruaja ankohej se dy personat mes të cilëve ishte ulur ishin “tepër të shëndoshë” për të fluturuar por përgjigja e saj është pritur me zemërim nga linjat American Airlines.

Sydney Watson postonte per 300 000 fansat e saj duke treguar sikletin pasi ishte bere “sanduiç” mes dy pasagjereve obeze ne fluturim.

Modelja autraliano-amerikane ishte në një fluturim të shkurtër të brendshëm të linjave American Airlines në SHBA, teksa komentonte për fansat e saj: “Kjo nuk është e pranueshme dhe as normale. Nëse njerëzit duan të jenë të shëndoshë, është e drejta e tyre, por është e padurueshme të më vendosin këtu mes jush, me krahët tuaja që me prekin në trup, për gati 2 orë udhëtim”.

Më tej ajo postonte në rrjet imazhet sesi ishte ngecur mes të dyve.

Dhe ashtu siç ndodh shpesh në internet, njerëzit shpejt jepnin opinionet e tyre ekstreme ose në kundërshtim ose në mbështetje të pikëpamjeve saj.

Bukuroshja shkruante: “Nuk dua të di se ç’do të thotë kjo. Po më prekin trupin kundër dëshirës time”.

“Nuk mund të përdor mbajtëset e krahëve pasi nuk ka hapësirë. Nuk duroj dot të më thonë më se të qenit e njeriut në këtë masë, është dicka normale, sepse nuk është”.

Por linjat American Airlines, refuzonin ankesat e Watson, duke thënë:

“Pasagjerët tanë janë në forma e përmasa të ndryshme, na vjen keq nëse nuk ishe rehat në fluturim.”

FOTO GALERI
1/4
Gruaja ankohej se dy personat mes të cilëve ishte ulur ishin “tepër të shëndoshë” për të fluturuar

Top Channel