Një ditë pas masakrës në Klos/ Shenjat e plumbave në xhamin e lokalit, dëshmitarët: Biseda zgjati vetëm 5 minuta

13/10/2022 09:39

Shenjat e plumbave janë ende në xhamat e lokalit, ku ndodhi konflikti me pasojë vdekjen e tre personave në Klos një ditë më parë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm dhe kishin lënë takim dje në këtë lokal. Lokali ishte i mbyllur dhe ata ishin ulur në verandë.

Dëshmitarët thonë se biseda ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe më pas kanë ndodhur të shtënat që shkaktuan tre viktima. Sipas informacioneve, 17-vjeçari vijonte shkollën profesionale në Durrës.

17-vjeçari Kenado Shira dhe babai I tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më paas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.

Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërrit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira, Renato Hasula dhe Eglant Hasula.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.

Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.

Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.

Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot.

FOTO GALERI
1/14
Viktima Kenado Shira

Top Channel