Emri/ Qëllohet me armë zjarri ndaj një automjeti në Shkodër, 42-vjeçari e kishte marrë makinën me qira

07/10/2022 10:29
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vukatane të Shkodrës.

Policia bën me dije se është qëlluar në drejtim të makinës që po drejtonte shtetasi Armand Babaj 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Ka qenë vetë 42-vjeçari që e ka lajmëruar policinë për ngjarjen, duke treguar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira.

Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme matriale ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel