Lirimi i Alqi Ballkos, Meta: Goditje fatale për drejtësinë. Opozita duhet të jetë e bashkuar. Investimi më i madh i Ramës, përçarja e saj

07/10/2022 12:44

Një vendim skandaloz i urdhëruar nga Edi Rama, kështu e ka konsideruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vendimin e një dite më parë të gjykatës e cila vendosi të nxjerrë nga qelia ish deputetin e PS Alqi Bllako, duke ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

“Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte.Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës.” -u shpreh Meta.

Lidhur me situatën politike në vend, Meta tha se investimi më I madh I Edi Ramës, është korruptimi dhe përcarja e opozitës, ndaj edhe apeloi për një bashkim të saj.

“Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar dhe sa më e sinkronizuar. Investimi më i madh i Edi Ramës korruptimi dhe përcarja e opozitës. Unë jam tërësisht optimist se situtata do të vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët dhe në këtë drejtim përvec reagimit, protestave dhe mbështetjes së tyre.

Të mos harrojmë në pak muaj do të këmi zgjedhje vendore. Ky është një moment pozitiv pasi do të vendoset pluralizmi politik. Sot kontrollohet cdo gjë nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka detyrën për të kontribuuar në fitoren e opozitës, por dhe për t’i kthyer Këshillat Bashkiakë në parlamente të qyteteve.”- vijoi Meta.

Top Channel