Pesë të rinj, të moshave nga 16 deri në 26 vjeç, janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se kanë vjedhur dy lopë në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin me iniciale L.T., 17-vjeçarin me iniciale D.B., 20-vjeçarin me iniciale H.Xh., 22-vjeçarin me iniciale F.H. dhe 26-vjeçarin me iniciale F.D.

Ndërkohë, është sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur për vjedhjen e bagëtive.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë, ndërsa ende nuk dihet nëse këta shtetas kanë kryer dhe vjedhje të tjera në UBT.

Top Channel