Ish-futbollisti i Interit, pranë stolit të Sampdorias: Situata nuk më tremb

04/10/2022 22:41

Dejan Stankovic është vetëm një hap lag emërimit trajner i Sampdorias, post të cilin e refuzoi Claudio Ranieri. Praktikisht është arritur marrëveshja mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Do të jetë pikërisht trajneri serb pasuesi i Marco Giampaolos, i cili u shkarkua të dielën pas humbjes në shtëpi përballë Monzës (3-0).

“Më kujtohet historia e Sampdorias së madhe – është shprehur Stankovic gjatë intervistës së djeshme me presidentin Marco Lanna, siç raportohet nga stacioni televiziv ligurian Primocanale – dhe do të kisha dashur të isha në fushë në Sofje, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por isha shumë i ri. Për mua, ardhja ime tek Sampdoria është një sukses i madh. Situata nuk më tremb, më mjafton historia e klubit. Jam i lumtur me lojtarët në dispozicion”.

Top Channel