Angela Merkel fiton çmimin e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve

04/10/2022 15:40

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar çmimin prestigjioz Nansen të agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka marrë vlerësime për vendosmërinë e saj për të mbrojtur azilkërkuesit gjatë kohës që ishte në detyrë.

Çdo vit çmimi i jepet një personi, grupi ose organizate që ka mbrojtur refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit ose personat pa shtetësi.

Nën udhëheqjen e ish kancelares Merkel, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milion refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, – në kulmin e konfliktit në Siri dhe mes dhunës vdekjeprurëse diku tjetër.

Në atë kohë, kancelarja tha:

“Ishte një situatë që vuri në provë vlerat tona europiane. Nuk ishte asgjë më shumë apo më pak se një imperativ humanitar”.

Ajo u bëri thirrje bashkëkombësve të saj gjermanë që të refuzojnë nacionalizmin dhe u kërkoi atyre të jenë “të sigurt në vetvete, të lirë, të dhembshur dhe mendjehapur”, tha UNHCR në deklaratën e saj.

Top Channel