Harta e re territoriale/ Ekspertët e PD-së: Të hiqen qarqet dhe të bëhen gjashtë ose tre rajone

03/10/2022 10:35

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar hartën e re territoriale.

Eksperti i opozitës, Agron Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen gjashtë ose tre rajone. Po ashtu Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë publikuar dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale.

Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Më parë, grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike ka propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6.

Ndërsa grupimi i Berishës kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.

Lexoni këtu propozimet e demokratëve për ndarjen e re territoriale

 

Top Channel