Në kohën kur Europa dhe pjesë të tjerë të botës përgatiten për një dimër të vështirë, e ndoshta dhe recesion, për Shtetet e Bashkuara, tabloja paraqitet krejt ndryshe.

Pas muajsh të tërë zymtësie nga një rritje e cmimeve dhe ankthi i konsumatorëve, perspektiva e Amerikës duket më e shndriteshme. Atje rrogat po rriten, shkruan Politico, ndërda cmimi i gazit po bie.

Vetë Joe Biden, që duket se tani po lufton të cimentojë element të trashëgimisë së tij presidenciale,  e pohoi se SHBA-ja është sot në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për të përballuar sfidat globale. Ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet e telefonisë celulare të ulin kostot për konsumatorët që po përballen me inflacionin e lartë.

Tarifat e padëshiruara bankare dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimeve të telefonisë celulare po dëmtojnë familjet. Operatorët e pikave të shitjes së karburantit duhet të ulin çmimet.”- u shpreh Biden.

Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhë pasuan një rënie të madhe në tregun e aksioneve në Nju Jork për shkak të shqetësimit të investitorëve se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionit mund të shkaktojë tkurrje të ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEBCD), me seli në Paris, deklaroi se do të ketë një ngadalësim të ekonomisë globale në pjesën tjetër të këtij viti dhe më tej në vitin 2023, ndersa renditi sulmin rus ndaj Ukrainës dhe politikat socio-ekonomike të Kinës si shkaqet kryesore të ngadalësimit ekonomik global.

Top Channel